Frank Artiga, trajneri i Rubin Kazan, ka dhënë një intervistë së fundmi për Match TV, ku ka vlerësuar sulmuesin e Kombëtares shqiptare Mirlind Daku.
Ai ka deklaruar: «Unë mendoj se ai është sulmuesi më i mirë në Premier Ligën e Rusisë. Por mungesa e Mirlindit është një mundësi e madhe për lojtarët e tjerë që të shkëlqejnë. Po presim që Daku të rikthehet në kampin e dytë të trajnimit».
Mirlind Daku përfundoi kampin e parë stërvitor në një program individual, duke u stërvitur veçmas nga skuadra. Rikthimi i tij në stërvitje të plota parashikohet gjatë fazës së dytë të përgatitjeve.
Përditësime
Mirlind Daku, sulmuesi 28-vjeçar nga Gjilani dhe lider i Rubin Kazan, ka shënuar 9 gola në 17 ndeshje të Premier Ligës ruse, 1 gol në Kupën e Rusisë dhe 15 gola me 6 asistime sezonin e kaluar.
Trajneri i Rubin Kazan deklaroi: "Ai bën diferencën në çdo ndeshje dhe ne jemi vërtet me fat që e kemi pjesë të skuadrës."
Rikthimi i tij në fushë pritet gjatë javës së ardhshme.