Një aksident ka ndodhur rreth orës 12:30 në lagjen "Kala" të Beratit, ku L. T. (K.), 69-vjeçare me kombësi holandeze dhe banuese në Tiranë, rrëzohet nga një mur rrethues i Kalasë së Beratit.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja dyshohet se ka rënë aksidentalisht ndërsa përpiqej të bënte fotografi. Ajo ra nga një lartësi prej rreth 12 metrash mbi një pirg me shkurre dhe degë pishe, duke pësuar frakturë në njërën këmbë si dhe lëndime të shumta në trup.
E plagosura u transportua menjëherë me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku mori kujdesin e parë mjekësor. Më pas, për shkak të gjendjes së rëndë, u dërgoi me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ndihmën e parë mjekësore ia dha guida turistike Sajmir Hatija.
Ngjarja ndodhi ndërsa 69-vjeçarja ndodhej për vizitë turistike së bashku me familjen.
Përditësime
Turistja holandeze 69-vjeçare është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Berat.