Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Marsberg të Gjermanisë, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pas një përleshjeje me thika. Viktima, i identifikuar si Brian, u qëllua për vdekje në vendngjarje, ndërsa një bashkëmoshatar i tij 18-vjeçar pësoi lëndime të rënda në fytyrë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.
Policia gjermane ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy të dyshuarit për këtë krim: 23-vjeçarin shqiptar Albin Bejtullahu dhe 22-vjeçarin grek Alex Olntasi. Sipas të dhënave të raportuara nga media gjermane BILD, konflikti ka nisur kur të dyshuarit i kanë bërë presion një vajze 15-vjeçare për një borxh prej 200 eurosh.
Në momentin kur viktima dhe shoku i tij ndërhynë për të mbrojtur vajzën, situata përshkallëzoi në dhunë fizike. Autoritetet gjermane kanë publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që, në rast se kanë informacion për vendndodhjen e tyre, të njoftojnë menjëherë policinë pa u përfshirë drejtpërdrejt në veprime. Hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së këtij konflikti mbeten në vijim.