Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e 29 janarit një lokal në Rrugën B të Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në kryeqytet, Malë Gashi, i cili ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
Sipas Gashit, zjarri është shuar plotësisht dhe intervenimi ka përfunduar. Ekipet e zjarrfikësve janë kthyer tashmë në bazë.
Nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa ka vetëm dëme materiale në lokal.