Një banesë në fshatin Gurishtë–Shilbatër, njësi administrative Tregan të Elbasanit, u përfshi nga flakët më 20 janar 2026, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht. Banesa i përket shtetasit Arif Paeshti.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve u favorizua nga era e fortë. Menjëherë pas njoftimit, mjetet zjarrfikëse të Bashkisë Elbasan ndërhynë në vendngjarje për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat përreth.
Si pasojë, katër anëtarë të familjes mbetën pa strehë në kushte me temperatura të ulëta negative. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Autoritetet po kryejnë hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.