Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" të Policisë së Vlorës arrestuan sot në flagrancë shtetasin F. C., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit.
Arrestimi ndodhi në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruar nga burime operative. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj automjetit tip Smart, që drejtohej prej tij, si dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.