Sipas raportit më të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), të titulluar "Latest Asylum Trends: Mid-Year Review 2026", hapësira BE+ (që përfshin 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Norvegjinë dhe Zvicrën) përjetoi një ulje të aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare. Kjo është shifra më e ulët e regjistruar për gjashtëmujorin e parë të një viti që nga viti 2021.
Destinacionet kryesore dhe dinamikat
Katër shtete kryesore përballuan rreth 75% të totalit të kërkesave:
- Franca: 69 mijë kërkesa
- Italia: 66 mijë kërkesa
- Spanja: 55 mijë kërkesa
- Gjermania: 55 mijë kërkesa
Në raport me popullsinë, Greqia shënoi intensitetin më të lartë të kërkesave, ndërsa Italia po ashtu paraqiti shifra mbi mesataren e zonës BE+. Agjencia EUAA vëren se rënia lidhet me ndryshimet në kombësitë e aplikantëve dhe forcimin e bashkëpunimit me vendet e origjinës dhe të tranzitit. Përkundër përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, agjencia thekson se nuk është regjistruar një rritje e kërkesave nga ky rajon.
Procedurat dhe shkalla e njohjes
Shkalla e njohjes së kërkesave në shkallë të parë ishte 31%. Një pjesë e konsiderueshme e aplikimeve, rreth 56%, vijnë nga shtetas të vendeve që u nënshtrohen procedurave të përshpejtuara ose kufitare, në përputhje me rregulloret e reja të BE-së për azilin.
Përditësime
Të dhënat e fundit nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA) konfirmojnë se numri i përgjithshëm i kërkesave për azil ka rënë në 332,000, duke shënuar një ulje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndryshimet në flukse reflektohen në shifrat e kombësive kryesore: kërkesat nga shtetasit afganë ranë me 7% në 39,000, ndërsa ato nga qytetarët venezuelas shënuan një rënie drastike prej rreth 1/3 në 33,000 aplikime. Në të kundërt, aplikimet nga qytetarët e Bangladeshit u rritën me 13%, duke arritur në 20,000. Në Greqi, autoritetet regjistruan 23,000 kërkesa, raportuar si 1 kërkesë për çdo 400 banorë. Në vijim të rregullores së re të qershorit, BE ka aktivizuar procedura të përshpejtuara për shtetet me normë pranimi nën 20%.