Bashkim Keta, 58 vjeç, u gjet pa shenja jete të shtunën paradite në një zonë minerare në Bulqizë, konkretisht në Zonën D.
Minatorët e subjektit privat galeri kromi filluan kërkimet pasi nuk e kishin parë në vendin e punës. E gjetën në stogun e kromit dhe njoftuan menjëherë policinë lokale, e cila mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Dibrës, ngjarja ndodhi në një zonë minerare ku viktima punonte roje private te një subjekt minerar. Nga hetimet paraprake dyshohet se 58-vjeçari ka rrëshqitur nga një lartësi dhe ka humbur jetën për pasojë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.