Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Ulqin, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë punës. Viktima, me inicialet E.K., ishte me prejardhje nga fshati Drenovc i komunës së Malishevës.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se i mituri ka rënë nga një skelet ndërsa ishte duke punuar. Për shkak të rënies nga lartësia, ai ka pësuar lëndime të rënda, të cilat kanë rezultuar fatale.
Autoritetet kompetente në Ulqin kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e sakta në të cilat ndodhi ky aksident. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme mbi sigurinë në vendin e punës nga organet zyrtare.