Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushic, njoftoi gjatë një qëndrimi në Turqi synimin e vendit të tij për të shtuar numrin e ushtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë. Sipas ministrit, autoritetet kroate po shqyrtojnë mundësinë e rritjes së kontingjentit aktual prej 151 ushtarësh në 200 ushtarë.
Kjo deklaratë u bë në kontekstin e diskutimeve brenda NATO-s për një riorganizim të forcave në Kosovë. Anushic theksoi se ekzistojnë plane për zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të ushtarëve të KFOR-it nga 5,000 në rreth 3,500, duke synuar ridrejtimin e trupave në misione të tjera. Megjithatë, ai sqaroi se Kroacia, si shtet anëtar i Aleancës, është e vendosur të forcojë angazhimin e saj në terren.
Sipas ministrit, detajet përfundimtare dhe konfirmimi zyrtar i këtyre lëvizjeve pritet të bëhen të qarta pas përfundimit të samitit të NATO-s, ku do të arrihen përfundimet konkrete lidhur me zhvillimet në misionet ndërkombëtare.