Kuvendi i Republikës së Kosovës mban nesër seancë plenare. Seanca fillon në ora 10:00 në sallën e seancave plenare.
Në rend të ditës parashihet shqyrtimi i dytë i 10 projektligjeve:
• Projektligji nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg;
• Projektligji nr.10/L-028 për Sigurimin Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;
• Projektligji nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim;
• Projektligji nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave;
• Projektligji nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030;
• Projektligji nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore;
• Projektligji nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm;
• Projektligji nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës;
• Projektligji nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse;
• Projektligji nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.
Përditësime
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet nesër në orën 09:00 për të shqyrtuar një propozim të ri për rendin e ditës së seancës plenare.
Propozimi përfshin:
- Shqyrtimin e parë të projektligjeve 10/L-007, 10/L-040, 10/L-031, 10/L-032 dhe 10/L-044;
- Emërime;
- Propozim-vendim për provimin e jurisprudencës.
Propozimi nuk përmend shqyrtimin e dytë të 10 projektligjeve të parapara më herët.
Kryesia e Kuvendit konfirmoi se rendi i ditës për seancën plenare të sotme mbetet shqyrtimi i dytë i 10 projektligjeve origjinale. Agenda e Kryesisë propozon tre projektligje të reja vetëm për seancën e radhës:
- 10/L-007 për anëtarësimin në Bordin e Paqes;
- 10/L-040 për ratifikimin e marrëveshjes për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030;
- 10/L-031 për Energjinë.
Kuvendi ka nisur seancën plenare.