Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka filluar procesi gjyqësor ndaj 21 shtetasve të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Sipas njoftimit zyrtar nga Departamenti Special i Gjykatës, ky proces do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, pasi të njëjtit kanë qenë të paarritshëm për autoritetet deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.
Lista e të akuzuarve, të cilëve u është bërë thirrje publike që të dorëzohen vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes në Kosovë, përfshin personat: Zllatomir Peshiq, Mlladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçqviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsman Jellliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milosh Gjoshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Milovan Kovaçeviq.
Ky proces vlerësohet si një nga hapat më të rëndësishëm në trajtimin e dosjeve të krimeve të luftës nga sistemi i drejtësisë vendase. Gjykata ka theksuar se shqyrtimi do të vijojë në përputhje me propozimin e Prokurorisë Speciale, duke ndjekur procedurat ligjore për gjykimin në mungesë të personave që nuk janë gjetur nga institucionet ligjzbatuese.
Përditësime
Seanca fillestare e gjykimit në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte është ndërprerë përkohësisht për shkak të problemeve teknike. Prokuroria ka konfirmuar se çështja lidhet drejtpërdrejt me Masakrën e Reçakut.