Misioni i OSBE-së në Kosovë ka përkujtuar më 15 janar 2026 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, duke nderuar 45 civilët e vrarë në këtë krim.
Në një mesazh përkujtimor të publikuar në llogarinë e tyre në Twitter (@OSCEKosovo), OSBE-ja shkroi: «Today marks 27 years from the #Reçak/#Raëak massacre. We remember and honour the 45 lives lost, and extend our heartfelt condolences to their families. A reminder of the collective duty to uphold human rights, ensuring accountability and justice for all. #NeverForget».
Organizata shprehu ngushëllime të përzemërta për familjet e viktimave dhe theksoi se ky përvjetor shërben si kujtesë për detyrën kolektive të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke garantuar llogaridhënie dhe drejtësi për të gjithë.
Mesazhi përfundoi me thirrjen «Kurrë mos harro!».