Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë kanë sekuestruar 45 000 euro cash, të cilat shtetasi grek G. V., banues në Greqi, tentonte t’i nxirrte jashtë Shqipërisë pa i deklaruar.
Gjatë kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, efektivët kufitarë konstatojnë se paratë ndodheshin në çantën e shtetasit grek, i cili po largohej drejt Greqisë.
Në vijim të veprimeve procedurale, shuma e sekuestruar u mor si provë materiale, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
Aty nisi procedimi penal ndaj G. V. për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Ngjarja u raportua nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.
Përditësime
NOA ka identifikuar emrin e plotë të shtetasit grek si Grigorios Vlachopoulos, 70 vjeç.