Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 121 të vitit 2026, duke dërguar për gjykim dy persona. Shtetasi S.M. akuzohet për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, ndërsa shtetasja braziliane L.J.D.S. akuzohet për veprën penale “Prostitucioni”.
Sipas hetimeve, shtetasja braziliane kishte hyrë në Shqipëri në shtator të vitit 2025, pas kontakteve të krijuara përmes platformave të komunikimit në internet. Nga provat e administruara rezulton se ajo ka ushtruar këtë aktivitet në Tiranë, Golem dhe së fundmi në Lushnjë.
Organi i akuzës bën të ditur se shtetasi S.M. ka pasur rolin e tutorëve, duke siguruar klientë, duke negociuar pagesat për shërbimet seksuale dhe duke përfituar nga kjo veprimtari. Provat mbi të cilat mbështetet akuza përfshijnë komunikimet elektronike, këqyrjet e aparateve celularë dhe deklarimet e personave të përfshirë.
Shtetasja braziliane u gjet në një banesë në fshatin Karbunarë pas kërkimit të nisur nga Ambasada e Brazilit në Tiranë, pasi familjarët kishin humbur kontaktet me të prej rreth një muaji. Prokuroria thekson se vijon punën për hetimin e veprave penale që lidhen me trafikimin dhe shfrytëzimin e qenieve njerëzore, ndërsa thekson se fati gjyqësor i të pandehurve do të përcaktohet nga gjykata në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë.
Përditësime
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin shqiptar S.M. dhe shtetasen braziliane L.J.D.S.. Bazuar në provat e administruara, akuzat janë formuluar si më poshtë:
- S.M. akuzohet për veprën penale të 'Shfrytëzimit të prostitucionit', parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal.
- L.J.D.S. akuzohet për veprën penale të 'Prostitucionit', në përputhje me Nenin 113 të Kodit Penal.
Hetimet konfirmuan se shtetasja braziliane hyri në Shqipëri me qëllim ushtrimin e këtij aktiviteti, pas kontakteve të vendosura më parë në internet.