Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.V. për veprën penale “Pastrimi i parave”. Disa burime e identifikojnë si A.Z., ndërsa dy media raportojnë se bëhet fjalë për ish-komandantin e UÇK-së Azem Veseli.
Sipas aktakuzës, më 26 shtator 2019 në Pejë, i pandehuri, duke qenë në dijeni se pasuria buron nga aktivitet kriminal, ka transferuar paratë për të fshehur apo maskuar natyrën dhe burimin e tyre. Ai ka deponuar në bankë 50.000 euro kinse nga shitja e një shtëpie, ka marrë kredi bankare prej 20.000 euro dhe i ka transferuar të gjitha fondet, në total 70.000 euro, në dy llogari bankare të personave A.Ll. dhe A.Ll., me të cilët ka lidhur kontratë. Në fakt, nga shitja e shtëpisë nuk ka pranuar asnjë të hyrë.
Me këto veprime, sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale. Prokurori i çështjes ka propozuar gjykatës ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.