Një ngjarje që mund të kishte përfunduar tragjikisht ka ndodhur këtë të enjte në plazhin e Shëngjinit, ku një 13-vjeçare nga Podujeva ka rrezikuar të mbytej.
Policia e Lezhës ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se e mitura është nxjerrë nga uji në gjendje jo të mirë shëndetësore falë ndërhyrjes së pushuesve që ndodheshin në zonë. Pas nxjerrjes nga uji, ajo u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pas trajtimit të ofruar nga mjekët, gjendja e saj është stabilizuar dhe 13-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.