Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një qendër tregtare në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë ditën e premte. Sipas komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, operacioni për shuarjen e flakëve ka qenë një nga ndërhyrjet më sfiduese të dekadës së fundit.
Ekipet e zjarrfikësve kanë qëndruar në terren deri pas mesnate për të vendosur situatën nën kontroll dhe për të ndërprerë përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Për t'iu bërë ballë flakëve, në operacion u përfshinë me shpejtësi edhe punonjës që nuk ishin në orar të rregullt pune. Gjithashtu, operacionit iu bashkuan ekipet e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit nga Lipjani dhe Drenasi.
Malë Gashi ka shprehur mirënjohje për të gjithë kolegët e përfshirë, duke vlerësuar përkushtimin dhe guximin e tyre gjatë përballjes me këtë situatë. Ndërkohë, sipas raportimeve, gjatë ndërhyrjes është lënduar një zjarrfikës.