Një aksident rrugor u regjistrua këtë mëngjes në Bypass-in e fshatit Babicë, Vlorë, ku u përplasën dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, mbetën të plagosur një vajzë dhe një djalë. Vajza pësoi dëmtime në pjesën e kokës dhe ndodhet në gjendje më të rëndë. Ajo u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtimin e nevojshëm.
Djali pësoi dëmtime në pjesën e kraharorit nga goditjet e përplasjes. Ai po trajtohet gjithashtu në të njëjtin spital.
Shërbimet e policisë mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Përditësime
Marjus Seiti raporton se vajza ka fraktura në kokë, ndërsa i plagosuri tjetër identifikohet si shoferi.