Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi nga Sistemi Evropian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët (RASFF).
Shqipëria u informua nga RASFF se autoritetet italiane kishin konstatuar praninë e substancës Cereulide në produkte me origjinë nga Holanda. Kjo substancë përbën rrezik potencial për shëndetin e njeriut.
Produktet e identifikuara janë:
- BEBA PRE 800G – Lot nr. 51250346AA, skadencë 05.2027
- BEBA PRE 800G – Lot nr. 51720346AA, skadencë 06.2027
- BEBA PRE 800G – Lot nr. 51660346AC, skadencë 06.2027
- BEBA 1 800G – Lot nr. 51180346AB, skadencë 04.2027
- BEBA 1 800G – Lot nr. 51450346AA, skadencë 05.2027
- BEBA 1 800G – Lot nr. 51660346AB, skadencë 06.2027
- BEBA SUPREME PRE 800G – Lot nr. 51720742F3, skadencë 06.2027
- BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F1, skadencë 06.2027
- BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F2, skadencë 06.2027
AKU, pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë, ka bllokuar sasinë e produktit dhe do ta asgjësojë atë.
Autoriteti u bën thirrje konsumatorëve që, nëse kanë blerë këto produkte dhe i kanë ende në përdorim, t'i kthejnë menjëherë në pikat e shitjes, duke shmangur përdorimin e tyre.
Përditësime
AKU ka njoftuar sistemin RASFF për tërheqjen e qumështit formulues BEBA, sipas procedurave standarde.