Ditën e shtunë, gjatë ditës së parë të punimeve të Kuvendit Kombëtar të protestës, u regjistruan momente tensioni. Në qendër të këtij episodi ishte ish-deputeti Selami Jenisheri.
Ngjarja ndodhi pasi Jenisheri hyri në sallë dhe zuri vend në rreshtat e parë, zonë e rezervuar për organizatorët e aktivitetit. Prania e tij në atë sektor shkaktoi reagimin e organizatorëve, të cilët kërkuan ndërhyrjen e rojeve të sigurisë.
Pas ndërhyrjes, efektivët e sigurisë e shoqëruan ish-deputetin jashtë sallës. Megjithatë, situata u normalizua shpejt dhe Selami Jenisheri u rikthye në ambientet e kuvendit, ku pranoi të ulej në rreshtat e pasëm për të vijuar ndjekjen e punimeve.
Përditësime
Ish-deputeti Jenisheri është nxjerrë me forcë nga salla e Kuvendit Kombëtar pas debateve lidhur me përfaqësimin e pjesëmarrësve. Gjatë incidentit, persona të sigurisë të identifikuar si 'Kapelet e Zeza' përdorën forcën fizike ndaj tij. Jenisheri e ka denoncuar publikisht rastin dhe ka paralajmëruar kallëzim penal në Policinë e Shtetit.