Ekspozimi i sektorit bankar ndaj kredisë për pasuri të paluajtshme arriti 460 miliardë lekë, ose rreth 4.75 miliardë euro, në fund të vitit 2025. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera totale e këtij portofoli u rrit me 15.6% gjatë vitit 2025.
Kjo shifër përfshin kreditë për të dy segmentet, individët dhe bizneset. Individët zënë 53% të ekspozimit total, ndërsa bizneset 47%. Gjatë 2025-ës, rritja te individët ishte 16.7%, ndërsa te bizneset 14.3%.
Aktualisht, kredia për pasuri të paluajtshme përbën më shumë se gjysmën e portofolit total të kredisë për sektorin privat të ekonomisë. Që nga fillimi i vitit 2020, ky portofoli është rritur me 122% pas pandemisë.
Kreditimi ka mbështetur kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme, por ka rritur edhe ekspozimin e bankave ndaj ecurisë së këtij tregu. Shumica e kredisë është e siguruara me kolateral prona, zakonisht vetë prona e blerë. Një krizë në treg do të ulte vlerën e kolateralit dhe rrezikonte humbje për bankat.
Në mes të vitit 2025, kreditë me kolateral në formën e pasurive të paluajtshme zinin 46% të tepricës së kredisë ose rreth 61% të kredisë së kolateralizuar.